Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, Basir Çollaku: Prokuroria të hetojë ofertat që i bëri PS-ja

Gazetari Basir Çollaku shprehet se vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, është ngjarje me sfond të pastër politik. 

Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri TV, Çollaku tha se Nikulaj kishte shprehur hapur mbështetjen e tij për kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Lezhës. 

Çollaku tha Prokuroria duhet të hetojë nëse ka patur oferta nga PS dhe mazhoranca për biznesmenin, duke shtuar se Nikulaj lëvizte prej disa ditësh me makinë të blinduar. 

"Burime konfidenciale më thonë që nga konktatet me të afërm të viktimës se deklarimet e tij për mbështjen e kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë ka qenë jo sekret dhe ka qenë aktivizuyar. Prokuroria duhet të hetojë me emergjencë nëse ka patur oferta nga PS dhe mazhoranca zotëria i ndjerë për të bashkëpunuar me ta dhe për t'i mbështetur. A ka patur oferta të përsëritura? Refuzimi i këtyre ofertave a ka ccuar pastaj në kanosje dhe kërcënime? Se ditët e fundit ka qenë i frikësuar, lëvizte me mjet të blinduar. Ky refuzim dhe pesha që ka patur ky individ dhe rrethi i tij miqësor dhe familjar është i konsideruar si peshë elektorale. Kjo është ngjarje politike, kjo është ngjarje me sfond të pastër politik", tha ai.