‘Ndante paratë me ndrikullën Kumbaro’/ Berisha për Elira Kokonën: Merrte rrogën e shtetit, në gjykata dilte kundër tij

Kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Maliqit, Alfred Gega.

Nga Maliqi, Berisha ka folur mbi skandalin e Elira Kokonës, e cila paguhej nga shteti dhe më pas dilte në gjykatë kundër shtetit shqiptar.

Sipas Berishës, në këtë skandal ka qenë e përfshirë dhe ministrja Mirela Kumbaro, të cilën e cilësoi si ‘ndrikullën’ që ndante paratë me Kokonën.

'Ju e shini se si e ka penetruar krimi. Para 3 ditësh doli super skandali i një Kokona. Ajo është mbesa e Petrit Dumes.

Çfarë bënte ajo. Në një anë ishte sekretare e ministrisë së Kulturës dhe pastaj de facto pasi është larguar Don Agaccio, një mafioz i nivelit ndërkombëtar.

Doli kjo sekretare e Ramës. Kjo merrte rrogën e shtetit dhe në gjykata shkonte kundër shtetit. Ndante paratë me ndrikullën Kumbaron, se nuk ndodhte ndryshe kjo’, u shpreh Berisha.