VIDEO-SYRI TV/ Rama miliona euro tendera kandidatëve të tij, Alibeajt sulmon mediat kur vihet përballë fakteve
Kandidatët e Enkelejd Alibeajt nëpërmjet kompanive në emër të familjarëve vijojnë të marrin miliona euro nga bashkitë socialiste dhe Edi Rama, madje edhe për asfaltit elektoral. Vetë Alibeaj ka pohuar sot se në muajt e fundit janë dhënë 437 milionë euro tendera, por në një pjesë të këtyre tenderave e ka përfituar kompania ‘Shkëlqimi 07’, në emër të vëllait të Agron Kapllanajt, kandidat i Alibeajt për Bashkinë e Mallakastrës. Teksa i kërkonte gazetarëve të denonconin këto tendera, Alibeaj zgjodhi edhe vetë t’i sulmonte edhe vetë mediat, kur u vu përball faktit se shumë nga këto miliona merreshin nga bashkëpunëtorët e tij.
Nga SYRI TV
Ndërsa opozita denoncon çdo ditë tendera miliona euro që po shpërndahen gjatë fushatës, për efekte elektorale, duket se nga këto tendera nuk po përfitojnë vetëm oborri i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, por pjesë janë edhe Enkelejd Alibeaj dhe personat e përfshirë në listën e tij për zgjedhjet e 14 majit.
Sot Alibeaj, doli para gazetarëve duke pohuar se 437 mln euro tendera janë dhënë nga qeveria vetëm në këto 2 muaj ndërkohë që është e ndaluar dhënia e tyre 4 muaj para zgjedhjeve.
SYRI TV ka pyetur Enkeljd Alibeajn nëse ka dijeni se nga këto para kanë marrë edhe të afërm të bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, e për këtë Alibeaj kërkoi që media të investigojë, e madje duke ju lutur.
Por mediat kanë publikuar jo pak informacione dhe miliona euro tendera të marra nga kompania ‘Shkëlqimi 07’, e drejtuar aktualisht nga vëllai i Agron Kapllanajt, kandidati I Alibeajt për Bashkinë e Mallakastrës. Por, i vënë përball fakteve, Alibeaj hoqi dorë nga lutja e kaloj në sulme ndaj mediave dhe SYRI TV.
Por media nuk ka për detyrë të bëjë kallëzime penal, por të denoncoj publikisht faktet, e më pas u takon institucioneve ligjzbatuese të nisin hetimet nga këto denoncime. Në këtë kuadër SYRI TV sjell në vëmendje, që vetëm për muajt që Enkelejd Alibeaj flet, kompania ‘Shkëlqimi 07’, e bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë Agron Kapllanaj, ka përfituar jo pak por 10 tendera me një vlerë 250 milionë lekë të reja apo rreth 2. 2 milionë euro, tendera që lidhen kryesisht me Bashkitë dhe asfaltin elektoral që po përdor Edi Rama për të mashtruar qytetarët.
E madje mjetet dhe kompania familjare e Agron Kapllanajt po përdoret edhe si sfond nga Edi Rama, Taulant Balla e kandidatët socialist teksa shtojnë këtë asfalt elektoral.
Por shifra 2. 5 milionë euro vetëm për muajt e fundit, është e papërfillshme përballë shumës totale, që kompania e bashkëpunëtorit të Enkelejd Alibeajt ka përfituar në qeverisjen socialiste. Që në momentin që Lulzim Basha i dorëzoi 61 bashkitë e vendit EdI Ramës, nisi lulëzimi i aktivitetit për kompaninë ‘Shkëlqimi 07’.
Veç projekteve të rindërtimit, në infrastrukturë e asfaltit elektoral, kjo kompani llogaritet që të ketë përfituar rreth 25 milionë euro tendera nga qeverisja e Edi Ramës. Siç duket edhe nga të dhënat zyrtare nga Thesari i Shtetit, Institucionet e Edi Ramës kanë kryer plot 258 transferta fondesh në drejtim të Shkëlqimi 07, me një vlerë totale rreth 2 miliardë e 580 milionë e 924 mijë e 073 lekë pa përfshirë këtu 2 miliardë e gjysmë që pritet ti përfitojë nga tenderat për të cilat Enkelejd Alibeaj thotë se janë me shkelje.