Mbështeste kandidatin e opozitës/ Kandidati i vrarë i PSD u kërcënua nga bandat e Ulsi Manjës para një jave

Ekzekutimi mafioz i Ardian Nikulajt ka tronditur jo vetëm Lezhën.

Politikani i PSD garonte për Këshillin Bashkiak të Lezhës.

Ai u vra në lokalin e tij në Shëngjin.

Raportohet se Nikulaj kishte deklaruar mbështjetjen e tij për kandidatin e opozitës në Lezhë.

Ai kishte pasur një konflikt me kreun socialist të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Burimet e SYRI TV thonë se Nikulaj ishte kërcënuar para një jave nga bandat e Ulsi Manjës.

Ky i fundit është i dërguari i PS në qarkun e Lezhës.

Deputeti demokrat, Edi Paloka tha se kjo është vrasje me sfond politik.