Detaje/ Biznesmeni që u ekzekutua sot në Shëngjin lëvizte me makinë të blinduar

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin.

Sipas burimeve për mediat, viktima kohët e fundit udhëtonte me makinë të blinduar.

Më herët ai kishte qenë emigrant jashtë shtetit, ku kishte punuar për shumë vite dhe pas kthimit të tij në Shqipëri, kishte investuar në zonën e Lezhës, në ndërtim dhe biznese të tjera.

Ai ishte kreu i PSD-së dhe kandidatonte si këshilltar në zgjedhjet e 14 majit dhe mbështeste kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë'.

Më herët kishte qenë kreu i ALUINZ-it. Ndërkohë, autorët, që udhëtonin me një motoçikletë dhe ishin të maskuar.