EMRI/ Vritet një person në Shëngjin, ngjarja në lokalin në pronësi të tij. Detajet e para
Një person është vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në Shëngjin, Lezhë.
Mësohet se viktima është Ardjan Nikulaj.
Burimet shpjegojnë se ngjarja ka ndodhur në lokalin në pronësi të tij në pedonalen e Shëngjinit.
Janë të paqarta rrethanat ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit të ngjarjes.