Mbërrijnë në Ukrainë sistemet e mbrojtjes Patriot

Ushtria ukrainase mori sistemet e para të mbrojtjes ajrore amerikane Patriot. 

Ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov shkroi në rrjete sociale:

"Sot qiejt tanë të bukur të Ukrainës bëhen më të sigurt me mbërritjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë.

Ministri falënderoi Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë dhe Holandën që " e mbajtën fjalën".