SYRI TV/ Berat, Ismaili denoncon çakullin elektoral në Bilçë: Prej 30 vitesh nuk është investuar

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” në Berat, Zija Ismaili dhe deputeti Tomorr Alizoti denoncojnë çakullin elektoral në fshatin Bilçë. Sipas Ismailit në këtë zonë prej 30 vitesh nuk është investuar, por drejtuesit vendorë janë kujtuar në fushatë për të hedhur zhavorr elektoral.

Nga SYRI TV

Fshati Bilçë në Berat pas gati 30 vitesh po sheh investime në rrugë me çakull elektoral. Ka qenë kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” në këtë qytet Zija Ismaili dhe deputeti demokrat Tomorr Alizoti që kanë denoncuar çakullin elektoral që po hidhet në fshatin Bilçë.

Sipas Ismailit, në fshat mungon pastrimi, ndriçimi, kanalizimet edhe pse banorët paguajnë rregullisht taksat. Ismaili ka pohuar se,edhe në këtë fshat po kryhet një krim elektoral, siç po ndodh në çdo fshat të Beratit. Ai i ka bërë thirrje banorëve që më 14 maj të votojnë ndryshimin.

Gazetar: A.Hajdari

Pamje: SYRI TV

Montazhi: L.Kotri

Lexo edhe: