Zbulohet të ardhurat e Joe Bidenit dhe bashkëshortes së tij
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden dhe zonja e parë Jill së fundmi kanë deklaruar të ardhurat e tyre.
Të adhurat e tyre janë 579,514 dollarë vitin e kaluar, ndërsa zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj deklaruan si të ardhura shumën prej 456,918 dollarë.
Kështu rezulton nga dokumentet e publikuara nga Shtëpia e Bardhë, bazuar në deklaratat tatimore të dy çifteve.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe gruaja e tij paguanin një normë tatimore efektive federale prej 23.8% mbi të ardhurat e tyre.
Gazeta “The Hill” kujton se në vitin 2021 Bidenët kishin deklaruar të ardhura prej 610,702 dollarësh, mbi të cilat ishte aplikuar një normë federale prej 24,6%.
Donacioni më i madh, 5,000 dollarë, iu dha Fondacionit Beau Biden, një organizatë bamirëse që lufton kundër abuzimit të fëmijëve.