SYRI TV/ Gratë janë të pambrojtura, ekspertët: Shifra alarmante të dhunës

Gratë dhe vajzat shqiptare janë të pambrojtura përballë dhunës. Sociologë dhe aktivistë ngrenë alarmin mbi shifrat alarmante dhe mosmarrjen e masave për evitimin e tragjedive

SYRI TV

Dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një fenomen shqetësues dhe tejet i përhapur në Shqipëri.

Ekspertët ngrenë alarmin për shifrat e larta të denoncimeve, e megjithatë në shumë raste ato zgjedhin të mos i kallëzojnë dhunuesit.

Sipas ekspertëve, vajzat dhe gratë nuk mbrohen nga shteti, ndërsa kontigjentët e dhunshëm enden të lirë dhe mund të kryejnë krime të tjera. 

Bazuar tek të dhënat zyrtare nga Policia e Shtetit, gjatë periudhës 1 janar-28 shkurt të vitit 2022, janë evidentuar 25 raste të shkeljes së masës së mbrojtjes.

Ndërsa viti 2023 është përgjakur nga vrasja e 6 grave.