Musk: E majta po e trajnon IA që të gënjejë për historinë dhe politikën

Prej kohësh, platformat sociale janë të mbushura me denoncime se si Inteligjenca Artificiale po ofron versione të historisë dhe politikës që janë përdorur nga e majta ekstreme.

Edhe disa verifikime nga mediat, kanë zbuluar se Inteligjenca Artificiale ofron të njëjtat paragjykime dhe gënjeshtra si e majta.

Por titani i teknologjisë, Elon Musk, e tha hapur në një intervistë për Fox News se e majta po e programon Inteligjencën Artificiale për t’i shërbyer asaj.

“Ata po e trajnojnë Inteligjencën Artificiale që të gënjejë,” tha Musk në një intervistë për Tucker Carlson, duke shtuar se softueret e Inteligjencës Artificiale po programohen nga ekspertë të majtë.

Ndërsa gazetari Carlson tha se ‘imagjino tani në një të ardhme një ose dy vite nga tani, kur gjithë kuptimi që kemi ne për botën të përcaktohet nga Inteligjenca Artificiale, dhe ata të na gënjejnë’.

Më herët, Musk denoncoi rrezikun që i kanoset botës nga Inteligjenca Artificiale përmes një letre të firmosur nga shumë ekspertë dhe sipërmarrës të botës të teknologjisë.

Musk ka paralajmëruar se do ngrejë një padi ndaj njërës prej platformave më të mëdha të Inteligjencës Artificiale.