Basha: Abi Bank me para të dyshimta, paguan lobistët e Ramës në Europë

Kreu i opozitës ka folur për “Abi Bank” nga çadra e protestës dhe figurat misterioze që fshihen pas saj.

“Ka një bankë Abi Bank. Ka zhage e zhage, banka ka për aksionerë dy investitorë privatizimi në Rusi në vitet ’90, që kanë regjistruar pronat në ishujt Kejmen, parajsa të pastrimit të parave”, tha Basha, i cili shpjegoi se në këto parajsa fiskale ligji ndalon të bëhen publike të dhëna mbi llogaritë bankare.

“Kush është në bordin e kësaj banke? Është bashkëshortja e kryeministrit shqiptar. Është edhe një farë Reizhe Shlauz, ish ministër federal gjerman, një ndër lobistët kryesorë të Ramës në Berlin”.

“Zhage, jo vetëm zhage, por bëhet edhe bankë. Interesat e një zhage bëhen një bankë, që se mban dot Taulanti në krahë. Zhaget e mëdha kanë nevojë për banka. Ku janë lekët e shqiptarëve? Në zhaget e bankave për të mbajtur në këmbe republikën e vjetër me çdo kusht e çdo çmim”, deklaroi kreu i PD-së duke shtuar: “Kaq sa kam folur mund të më hedhin në gjyq, por s’do ta bëjnë se kanë frikë se mos del ndonjë gjë tjetër”.

“Komploti ekonomik dhe fasada e komplotit që është Parlamenti, janë të tmerruara nga kjo lëvizje popullore dhe ajo që ju qytetaret keni vendosur: që nuk do ketë më zgjedhje moniste, por zgjedhje të standardeve europiane që do vijnë përmes qeverisë teknike”, tha Basha.

/Syri.net/