SYRI TV/ Propaganda e shfrenuar antiligjore e Veliajt me fëmijët
Kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj nuk i shpëtojnë asnjëherë fëmijët e mitur, të cilët përdoren si dekor për foto-sesionet e tij, në kundërshtim flagrant me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Në nenin 91 të Kodit Zgjedhor parashikohet se ndalohet përdorimi i detyruar dhe i organizuar brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit parauniversitar në fushatë zgjedhore. Por Veliaj e sheh veten mbi Kodin Zgjedhor duke e shkelur atë
SYRI TV
Propagandës së shfrenuar të Erion Veliajt nuk i shpëtojnë asnjëherë fëmijët e mitur, të cilët përdoren si dekor për foto-sesionet e tij, në kundërshtim flagrant me parashikimet e Kodit Zgjedhor.
Këtë të martë, Veliaj ka publikuar në rrjete sociale pamje nga një takim elektoral me banorët e Njësisë numër 1, ku bien në sy një mori fotosh me fëmijë të moshave nga parashkollorë e deri në moshën e gjimnazit.
Fëmijët që Erion Veliaj përdor si figurantë sot duhet të ishin në shkollë. Ligji zgjedhor ndalon në mënyrë kategorike shfrytëzimin e ambienteve shkollore ose shkëputjen e fëmijëve nga programi mësimor për të qenë pjesë e fasadës elektorale.
Në nenin 91 të Kodit Zgjedhor parashikohet se ndalohet përdorimi i detyruar dhe i organizuar brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit parauniversitar në fushatë zgjedhore.
Ligji është i qartë. Por Veliaj e sheh veten mbi Kodin Zgjedhor. Erion Veliaj ka shkëputur nga mësimi dhjetëra nxënës parauniversitar, u ka dhënë nga një bisht lopate në dorë dhe ka pozuar me fëmijët.
Për ata më të vegjlit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës nuk është kujdesur aspak që të ruajë privatësinë, duke ua publikuar fotot të plota dhe duke dhunuar çdo udhëzues të mundshëm për sigurinë e fëmijëve në internet.