Jeton në një shtëpi me vjehrrën, modelja e njohur zbulon raportin që ka me të: Më motivon për të ecur përpara

Modelja e njohur Kristina Baki ka folur së fundmi rreth jetës së saj personale, dhe se si është të jetosh në një familje të madhe ku pjesë e saj është dhe vjehrra.

E ftuar në “Wake Up”, bukuroshja ka treguar se me vjehrrën ka një marrëdhënie shumë të mirë.

Madje ajo ka treguar se është shumë mbështetëse dhe motivuese në profesionin e saj dhe thekson se është me fat që e ka.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Folëm për ty si modele, si nënë, por unë jam shumë kurioze të flas për ty si nuse. Ti jeton me vjehrrën?

Kristina Baki: Unë jetoj me vjehrrën.

Pyetje: Si është për të të ketë një nuse modele?

Kristina Baki: Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, unë jetoj me vjehrrën. Vjehrra nuk e ka problem që nusen e ka modele, është shumë krenare madje për këtë, gjithë familja edhe për këtë jam falënderuese sepse ka familje që nuk e kuptojnë profesionin e modeles. Unë jam me fat sepse më pranojnë, më motivojnë për të ecur përpara dhe për të punuar më shumë. Kënaqen për çdo arritje timen, kështu që jam shumë falenderuese për këtë.