VIDEO/ Terror në Kinë, luanët dalin nga kafazi

Spektatorët në një cirk në Kinë u tmerruan kur dy luanë dolën nga kafazi i tyre gjatë një shfaqje.

Në vidoet që janë publikuar luante mund të shihen duke dalë nga kafazi i hekurt që ishte instaluar për performancën e tyre me shikues të frikësuar, shumë prej të cilëve ishin me fëmijët e tyre, duke u përpjekur të largoheshin.

Madje një nga luanët doli deri në rrugë para se të kapej më në fund.

Incidenti i tmershëm ndodhi në një shfaqje të cirkut Global Peak International të shtunën në mëngjes në provincën Henan.

Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve luanët ‘fatmirësisht' janë kthyer në kafazët e tyre brenda 15 minutave pa u lënduar.

Njekohësish është dhënë urdhër për drejtuesit e cirkut që të ndalojën shfaqjet dhe të rishikojnë masat e sigurisë.