VIDEO/ Intervistë me z. Hasim Çekrezi, kandidat i opozitës për Gramshin
Intervistë me z. Hasim Çekrezi, kandidati i opozitës për bashkinë e Gramshit, në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV.
Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë të hënë një takim entuziast në Gramsh, ku prezantoi kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për këtë bashki në zgjedhjet lokale 14 majit, z. Hasim Çekrezi
Gjatë fjalës së tij, Berisha e cilësoi 14 majin si zgjedhje historike për ndryshimin e fateve të vendit, ndërsa theksoi se vota e qytetarëve ka peshën më të madhe seç ka pasur në këto 32 vjet.
Nga Gramshi, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht Hashim Çekrezin dhe gjithë kandidatët e dalë nga vota e demokratëve përmes procesit të primareve.
Lideri i demokratëve u ndal edhe tek fushata e PS-së me mbjelljen e pemëve, për të cilën tha se është show i Edi Ramës për t'u hedhur hi syve të shqiptarëve për vjedhjet e qeverise
Berisha akuzoi qeverisjen aktuale lokale se kanë lënë Gramshin në harresë, pa investime dhe infrakstrukturë dhe me bujqësi të shkatërruar. Ai solli në vëmendje edhe përfitimin e të afërmëve të Edi Ramës dhe të Erion Veliajt përmes tenderave të paligjshëm
Sipas liderit demokrat, përpara me Edi Ramën do të thotë thellimi i monizmit dhe varfërisë. Ndërkohë, në takimin ku u prezantua kandidati i koalicionit opozitar për Gramshin, mori pjesë edhe Kryetari i PL, Ilir Meta, i cili theksoi se pas 14 majit, bashkitë do tu shërbejnë qytetarëve, dhe do të ndëshkohet përfundimisht pushteti monist i Edi Ramës.