'Besoj te autobusi falas'/ Alba Kepi: Bashkisë së Tiranës i kushton vetëm 1 kafe në ditë

Gazetarja Alba Kepi, njëherazi kandidate e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për këshillin bashkiak të Tiranës, shprehet se autobusi falas do të bëhet realitet. 

Ajo tha në "A Show" me Adi Krastën, në Syri Tv, se premtimi i Belind Këlliçit erdhi pas studimit dhe llogarive që bënë ekspertët. 

Sipas saj, bashkisë së Tiranës do t'i kushtojë vetëm një kafe në ditë transporti publik falas. 

"Besoj te autobusi falas. Janë llogari të cilat i kanë bërë ekspertët mjaft mirë, i kemi miratuar edhe ne si grup. Autobusi falas do t'i kushtojë bashkisë sa një kafe në ditë. Paguhen miliona euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë, ne kemi këtë mundësi që të përballohet një shpenzim i tillë për t'i fruar një mirëqenie sociale, kundër trafikut, kundër ndotjes. Ka oferta mjaft interesante, tuneli i nëndheshëm te sheshi Skënderbej, oazet e gjelbra në çdo lagje. Tirana duket sot si një vend i Afrikës", u shpreh Kepi.