Gledian Llatja lë karrigen bosh, shmang debatin televiziv me Luçiano Boçin
Kandidati i Edi Ramës për bashkinë e Elbasanit, Gledjan Llatja refuzoi debatin televiziv me Luçiano Boçin.
Në programin 'Debat' me Alba Alishanin në A2 është paraqitur vetëm kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë".
Ndërsa rivali socialist ka zgjedhur të lërë karrigen bosh, duke shmangur përballjen televize.
Boçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke e quajtur qëndrimin e Llatjes si sjellje burracake, duke shtuar se, kjo njëherazi tregon që ai uk ka ide dhe as projekt për Elbasanin.
"Eshtë keqardhje e madhe të shohësh kandidatë që pretendojnë poste dhe nuk kanë as guxim, as dinjitet për t’u ballafaquar në një debat të drejtpërdrejtë pse e duan atë post dhe çfarë vlerash mbrojnë. E vërteta është se kjo sjellje burracake i humb vlerën diskutimit të hapur publik, varfëron publikun në aspektin informativ, ndërsa provon jashtë çdo dyshimi se kandidatë të tillë nuk kanë as ide, as formim, as projekt dhe as guxim për të pranuar pozitat e tyre inferiore. Llogaridhënies nuk i shmanget dot askush!", shkruan Boçi në Facebook.