Nesho: Mbushja e Tiranës me posterat e Ramës, si pasojë e mungesës së vizionit për të ardhmen
I ftuar në emisionin A Show në Syri Tv ishte ish ambasadori dhe anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Agim Nesho.
Nesho është shprehur se motivi që Tirana është mbushur me posterat që kanë në fokus kryesor Ramën pasi konsulenca e Toni Bler është lodhur shumë për këtë gjetje pasi ai nuk ka asnjë vizion që t’i qaset qytetarëve.
Kur po kthehesha nga amerika për të ardhur në Tiranë shoh posterat e Ramës në të gjithë qytetin, dhe u bëra shumë kurioz për këtë pasi nuk e kisha idenë se çfarë ka ndodhur dhe pyeta një mikun tim në Amerikë dhe mu përgjigj se kjo është një nga ato parullat elektorale të Tony Blair. Ata i kanë dhënë diçka të gatshme pa e njohur realitetin në Shqipëri, pasi ky është një person që në karakter e dashuron veten e tij, është tipi aventurier që lavdia ti përkasë qenies së tij pa dhënë asnjë mesazh dhe pa pasur asnjë vizion.
Kjo më bëri që të shikoja të gjithë posterat dhe fushatën elektorale nga viti 2005 në Britani të Madhe, dhe miku më tha se lobistët janë lodhur shumë për këtë ose ai është shumë i konsumuar dhe nuk ka asnjë vizion për të ardhmen ose është bërë një punë e thjeshtë për të përfituar atë që del nga konsulenca dhe lobizmi.
Njeriu në moshën time nuk bën kompromis me të gënjeshtrën dhe mësova shumë në Amerikë se njerëzit gjykonin në bazë të programeve të kandidatëve dhe politika amerikane shikonte me shumë kujdes njerëzit që i përcaktonin të ardhmen tyre.
Në Shqipëri kemi zgjedhur një njeri i cili them minimalisht i cili nuk ka përgatitjen e duhur por personalizimin e politikës në të gjitha dimensionet dhe ka qenë shumë agresiv në kapjen e shtetit dhe në prishjen e balancave që mbajnë shtetin, unë e kam cilësuar një aksident dhe ky aksident ka pasoja.