Alba Kepi: Jam mbesa e të pushkatuarit nga komunistët, regjimi i sekuestroi pronat!
Gazetarja Alba Kepi, kandidate për këshillin bashkiak të Tiranës me koalicionin opozitar "Bashkë Fitojmë", tregoi në "A Show" me Adi Krastën, në Syri Tv, një histori të dhimbshme të familjes së saj.
Kepi tha se mbiemri i saj i vajzërisë është Alimehmeti, familje autoktone nga Tirana.
Ajo tha se është mbesë e një të pushkatuari nga komunistët në masakrën e Tiranës në vitin 1944. Ndërsa pas instalimit të regjimit u janë sekuestruar edhe pronat.
"Mbiemri im i vajzërisë është Alimehmeti, një familje autoktone tiranase. Jam mbesa e një të pushkatuari në masakrën e Tiranës në vitin 1944. Jam mbesa e një pronari i cili është burgosur nga komunizmi, i janë marrë pronat, pasuria dhe gjithçka dhe kam në familjen time shumë arsye për të qenë pjesë e kësaj skuadre", tha ajo duke treguar pse iu bashkua fushatës së Belind Këlliçit në kryeqytet.