Meta: Kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ gëzojnë mbështetjen e të gjithë njerëzve të ndershëm

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se të kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” gëzojnë mbështetjen e të gjithë njerëzve të ndershëm.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkuar se ‘edhe socialistët e ndershëm janë të zhgënjyer nga lëna pas dore nga kryeministri Edi Rama dhe nga shushunjat e administratës shtetërore’.

Postimi i plotë i Metës në Facebook:

Jo vetëm demokratët, jo vetëm përkrahësit e Partisë së Lirisë, të Partisë së të Drejtave të Njeriut, të Frymës së Re Demokratike, të Partisë Demokristiane e shumë e shumë parti të tjera, të cilat janë në mbështetje të kandidatëve tanë, por janë pa fund edhe socialistët e ndershëm, të zhgënjyer, të tronditur nga lënia pas dore nga Edi Rama, mjaftistët e tij, G99-çat e tij, që janë shushunjat e vërteta të administratës shtetërore dhe që drejtojnë praktikisht dhe Bashkitë kryesore të vendit.

Dhe do t’i ndëshkojnë këta me votën e tyre në datën 14 Maj.

Bashkë?Fitojmë!