4 të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në SHBA

Një incident i ri me pasoja ka ndodhur në SHBA, në shtetin Maine. 

Sipas informacioneve të para, pas të shtënave në një autostradë në Maine janë vrarë të paktën 4 persona, ndërsa i dyshuari thuhet se është arrestuar.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ai ka qëlluar mbi 7 persona, duke lënë 4 prej tyre të vdekur, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ende nuk dihen shkaqet.