Peshëngritje/ Zhgënjen Calja, Qerimaj renditet i pesti në Europë në shkëputje
Ndonëse ishte një nga favoritët kryesorë për të marrë medalje në stilin e shkëputjes, Briken Calja nuk ka arritur që të kalojë me sukses asnjë provë, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes.
Calja u ngjit në pedanë fillimisht duke vendosur peshën 151 kilogram, por dështoi që në provën e parë. Ai përsëriti të njëjtën peshë pak minuta më vonë, por nuk ia doli ta realizonte as atë provë. Tentativa e tretë ishte me peshën 152 kilogram, duke tentuar që të hynte menjëherë në zonën e medaljeve. Por shtangisti shqiptar nuk arriti përsëri të mbante lart shtangën e kështu mbylli këtë disiplinë pa një pozicionim në renditje.
Ndërkohë që Erkand Qerimaj, që kishte fituar më parë baterinë B në stilin e shkëputjes (në të njëjtën peshë 73 kg) mbylli garën në vendin e 5-të me 150 kg të ngritura