SYRI TV/ Erion Veliaj heq dorë nga zaptimi i FSHF-së, i jep dorën Armand Dukës
Erion Veliaj ka pranuar me turp dështimin e tij për të zaptuar atë që e cilësonte ishullin e fundit që nuk ishte nën kontrollin e qeverisë, Federatën shqiptare të futbollit.
Këtë të martë, Veliaj i dha dorën kreut të FSHF-s Armand Duka, të cilin një vit më parë e sulmoi ashpër me kërcënime, të cilat u përkthyen në sulme ndaj bizneseve të kreut të FSHF-s. Madje në kohën që Veliaj mbillte urrejtje ndaj kreut të FSHF, ndaj banesës së Armand Dukës u vendos dhe një sasi tritoli.
"I thashë dhe .. sot, unë jam përballë. Jo FIFA dhe UEFA, po Jezusi me Muhamedin te zbresin, nuk e ndalin dot këtë."
Ky shtrëngim duarsh me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nga Erion Veliaj, tregon se ky i fundit ka dështuar me turp kur kërcënonte dhe përbetohej se do të vinte nën qeverinë e futbollit, të cilën e cilësonte si të vetmin institucion që nuk kishte nën kontroll bashkia e Tiranës.
"Pra, unë mund të jem më i poshtri, po vetëm fakti që ekziston një sistem që e kontrollon kryetarin e bashkisë, nuk ke nga e luan bythën, se te vjen KLSH, te vjen auditi, te vjen SPAK-U.
Çfarë është ky ishull që nuk i vjen asnjeri?"
Një vit më parë, në prag të zgjedhjeve për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, kryebashkiaku i Tiranës, nisi një operacion në të gjitha anët, duke sulmuar kreun e FSHF-s, Armand Duka. Të gjithë i kujtojnë deklaratat e Erion Veliajt, që shprehej se për kreun e FSHF si “band e Shijakut”, apo terma të tjerë kërcënues dhe shantazhues, vetëm e vetëm se kërkonte të vinte nën kontrollin e tij edhe Federatën Shqiptare të Futbollit.
"Pra, po më thua se ke harxhuar 20-30 mijë lëk në muaj, të cilat i fitove me sakrificë, që në finale, një bande e Shijakut të caktojë nëse djali jot vlen apo nuk vlen."
Por jo vetëm kaq, në kulmin e këtyre përplasjeve, ndaj kreut të federatës shqiptare të futbollit, nisën edhe sulme të tjera. Një ndër to ishte mësymja e Tatimeve në bizneset e Armand dukës, duke terrorizuar punonjësit e kompanieve të tij.
"Nuk ka ndodhur asnjëherë që të vijë një akt kontrolli, i cili është firmosur sot, dhe pikërisht këtë ditë erdhi dhe ekzekutimi për kontroll, pa asnjë lloj lajmërimi."
Në kohën që Erion Veliaj nxiste urrejtje publike ndja Armand Dukës, në shtëpinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, shpërtheu edhe një sasi tritoli, e cila terrorizoi familjarët e kreut të FSHF.
Por pavarësisht presionit të ushtruar duke përdorur gjithçka, Erion Veliaj dështoi me turp të rrëmbente dhe vinte nën kontrollin e tij, shtëpinë e futbollit, të vetmin ishull të pavarur në vend, siç ai vetë e quante FSHF...