Tension tek Interi, Onana bën sherr me mesfushorin zikaltër
Momente tensione në Pinetina gjatë stërvitjes në prag të Inter-Benfica. Zikaltrit do të zbresin në fushë të mërkurën në mbrëmje në San Siro për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League pas fitores 2-0 të arritur në Lisbonë. Megjithatë, atmosfera nuk është aspak e mirë.
Gjatë një kuadrati që ka përfshirë edhe portierët, nuk ka munguar tensioni. Protagonistët kanë qenë Andre Onana dhe Marcelo Brozovic. Portieri, një nga lojtarët në mes të kuadratit, ka shtyrë mesfushorin kroat, me këtë të fundit që ka reaguar keq.
Në atë pikë shokët e skuadrës kanë ndërhyrë për t’i ndarë. Onana, që po shkonte drejt qendrës së kuadratit, është kthyer pas fjalëve të Brozovic për t’u përballur me mesfushorin.
I pari që ka ndërhyrë për të qetësuar gjakrat ka qenë Danilo D’Ambrosio, i pari që ka larguar Onana-n. Ndërsa Romelu Lukaku ka larguar Brozovic-in. Kur Onana ka provuar të afrohet përsëri, vetë Lukaku ka larguar portierin kamerunas.
Një situatë e tensionuar në qendrën stërvitore të Inter-it, me skuadrën që është shumë afër një kualifikimi në gjysmëfinalet e Champions League që mungon prej kohësh, edhe pse momenti i formës, të paktën për sa i takon kampionatit, nuk duket sigurisht nga më të mirët.