VIDEO/ Meta: Rama i tmerruar, opozita ecën pa ndalim drejt 14 majit, kandidatët tanë ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Edi Rama është tmerruar nga fakti që opozita po ecën pa ndalim drejt 14 Majit.

Meta ka publikuar pamjet e fushatës së kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi, ndërsa thekson se ‘Kryeministri është tmerruar nga autobusi i shpresës, nga autobusi i fitores, nga autobusi i triumfit të qytetarëve’.

Kandidatët e këtij koalicioni, thekson Meta, nuk u shpallën në sekondën e fundit, por ata për muaj të tërë zhvilluan një garë të brendshme.

‘Rama është tmerruar nga fakti që opozita ecën pa ndalim drejt 14 Majit, është tmerruar nga autobusi i shpresës, nga autobusi i fitores, nga autobusi i triumfit të qytetarëve.

Është tmerruar nga të gjitha planet e kandidatëve tanë, të cilët kudo tregojnë se e njohin situatën jashtëzakonisht mirë dhe e njohin shumë mirë, sepse këta nuk u shpallën në sekondën e fundit.

Ata kanë muaj që janë përgatitur sepse kanë zhvilluar një garë të brendshme dhe gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë në kontakt me qytetarët. Bashkë Fitojmë!’, shkruan Meta.