SYRI TV/ Dhunoi bashkëjetuesen, Gjykata lë në burg Gleard Gushollin: Ndodhi për shkaqe xhelozie…

Burg pa afat ka caktuar Gjykata e Tiranës për Gleard Gushollin, që akuzohet për pengmarrjen dhe dhunimin e bashkëjetueses së tij për një javë. Ai pretendon se shkak për ngjarjen është bërë xhelozia, ndërsa kundërshtoi disa nga pretendimet e 28 - vjeçares. 31-vjeçari pretednon se është konsumues kokaine dhe se tiroidet i shkaktojnë shpesh situata ku nuk kontrollon dot veprimet. Gjykata liroi 4 të afërmit e tij që nuk kallëzuan krimin dhe e ndihmuan Gushollin të largohej.

Syri tv

Gjykata e Tiranës caktoi "Arrest me burg" për Gleard Gushollin, që dhunoi dhe mbajti peng bashkëjetuesen e tij R.B 28 vjeçe për një javë. Ai ka pretenduar se episodet e dhunës kanë ardhur për shkaqe xhelozie dhe se merr ilaçe për tiroidet, gjë që sipas tij shpesh i shkakton situate që nuk kontrollon dot veprimet. Gusholli pohoi se është konsumues i kokainës dhe se nuk ka qenë i vetëdijshëm. Togat e zeza pranuan kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për veprat penale plagosje, dhunë në familje nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit për vrasje, heqje të paligjshme të lirisë dhe posedim narkotikësh.

Në këtë mënyrë, Prokuroria rikualifikoi akuzën për të pandehurin, ndryshe nga sa e kishte referuar paraprakisht policia. Gjykata la të lirë ndërkohë me masën detyrim paraqitje për 4 të afërmit e Gleard Gushollit, përkatësisht Bledi dhe Erlin Kateshin, Besmir Nuçellarin dhe Arjan Shetan, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi dhe ndihmë të autorit. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa Gusholli përmes mbrojtësit ligjor, pranoi episodet e dhunës, por kundërshtoi disa nga pretendimet e bashkëjetueses së tij. Kjo e fundit ndodhet ende në Spitalin e Traumës nga ku një ditë më parë pretendoi se është goditur me sende të forta dhe është detyruar nga Gusholli të konsumojë kokainë, duke shtuar se ai e bënte këtë për hakmarrje.

Sipas të resë, ishte kthyer nga Gjermani ku ishte njohur dhe bashkëjetuar me 31-vjeçarin, ndonëse e vështirë  dhe konfliktuale, por që kishte shpresuar në forcimin e lidhjes së tyre pas një ndarje 3 mujore. Të resë e cila tronditi me dëshminë e bërë të Hënën, dhe familjes saj i është ofruar mbrojtje nga policia pas pretendimeve të avokatit se 28 - vjeçarja ndihej e kërcënuar.