", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/April/18/auto_90991681823392.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Rrufeja ‘shembi malin’, rrëshqitje masive të dheut në Pakistan, dy të vdekur

Të paktën dy persona gjetën vdekjen dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një rrëshqitje e madhe dheu “varrosi” disa automjete në Pakistanin veriperëndimor herët të martën.

Sipas mediave të huaja, rreth 20 kamionë të ngarkuar me kontejnerë dhe mallra “u varrosën” në rrëshqitjen e dheut pranë Torkham, një vendkalim kyç kufitar midis Pakistanit dhe Afganistanit, sipas një zyrtari.

Operacionet e kërkimit janë duke u zhvilluar dhe të paktën tetë persona janë shpëtuar, ka thënë Bilal Ahmed Faizi, zëdhënës i shërbimit të shpëtimit.

“Është një rrëshqitje masive dheu dhe rreth 20 ose më shumë kamionë dhe kontejnerë janë varrosur. Ne nuk e dimë sa njerëz janë në kamionë”, ka shtuar ai.

Ai tha se dy viktima janë konfirmuar “por numri i të vdekurve mund të rritet më tej”.

Faizi tregoi se rruga është mbyllur për trafikun dhe qindra automjete janë bllokuar në të dyja anët e kufirit.

Sipas raporteve lokale, një pjesë masive e një mali ra pasi u godit nga rrufeja gjatë shiut të dendur dhe stuhive në zonë.