SYRI TV/ Testohen pajisjet e votimit elektronik në Elbasan, Celibashi: Procesi garanton sigurinë e votës

Testohet votimi elektronik në Elbasan, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Kreu i KQZ, Ilijan Celibashi, deklaroi para gazetarëve se  votimi elektronik  është i sigurt, garanton  100%  fshehtësinë e votës dhe eviton votimin familjar. Sipas Celibashit, rezultati për Elbasanin, do të dalW 30 minuta pas përfundimit të procesit të votimit.

Nga SYRI TV

Qytetarët e Elbasanit do të votojnë elektronikisht  kandidatin e tyre   për kryebashkiak në  zgjedhjet  lokale të 14 majit, ndërsa do të njihen me rezultatin final, brenda 30 minutash.

Pajisja elektronike iu nënshtrua këtë të martë testimit të parë nga KQZ, ku operatorët demonstruan sesi do të kryhet votimi

I pranishëm  gjatë testimit  të pajsijes,  ishte edhe kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirian Celibashi, i cili deklaroi para gazetarëve, se  votimi elektronik garanton  100% sigurinë e votës, dhe  ndalon kategorikisht votimin familjar

Nga Elbasani, Celibashi komentoi edhe  ankimimin në KAS të grupit Basha Alibej për vendosjen e emrit të Ilir Metës si kryesues I koalicionit  “Bashkë Fitojmë” në Fletën e votimit.

Elbasani është një ndër 3 bashkitë  ku në zgjedhjet lokale të 14 majit do të votohet në mënyre elektronike. Vora dhe Kamza janë 2 bashkitë e tjera ku qytetarët do të zgjedhin elektronikisht përfaqësuesin e tyre ne krye të pushtetit lokal