Injoranca e veshur me pushtet/ Kryebashkiaku i Ramës në Kavajë uron Kurban Bajramin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kavajës, Hysen Kadiu ka denoncuar injorancën e kryebashkiakut Redian Krali, i cili uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin, ndërkohë që të premten në 21 prill është Dita e Fitër Bajramit.

‘Kandidati për “Myfti” i Kavajës, nuk e di as çfarë Bajrami është. Kështu është kur nuk mban vendin tënd, por kërkon të bësh politikë me fenë dhe besimin e njerëzve!’, shkruan Kadiu në Facebook.

Postimi i plotë:

Kandidati për “Myfti” i Kavajës, nuk e di as çfarë Bajrami është.

Të premten e 21 prillit është Dita e Fitër Bajramit dhe jo e Kurban Bajramit !

Kështu është kur nuk mban vendin tënd, por kërkon të bësh politikë me fenë dhe besimin e njerëzve!