SYRI TV/ 'Mesjetë' në lagjet e qytetit të Vlorës, banorët: 30 vjet asnjë investim publik
Zona e Pyjores, pjesë e lagjes “24 Maji” në Vlorë, nuk ka asnjë investim në infrastrukturë. Mungon rruga, trotuaret, ndriçimi, koshat për mbetjet urbane apo dhe hapësirat rekretative.
Nga SYRI TV
Zona e Pyjores ndodhet në periferi të qytetit të Vlorës, por në këtë zonë, nuk ka thuajse infrastrukturë urbane.
Rrugë, kanalizime, kosha për hedhje mbetjesh, ndriçim apo hapësira publike nuk i gjen në këtë lagje.
Banorët tregojnë se në 30 vite bllokun e tyre të banimit e mbajnë mend me të njëjtën pamje.
Të kontaktuar, përfaqësues të bashkisë së Vlorës, tregojnë se në buxhetin e 2023 me fondet që kanë, nuk mund të realizojnë investime në një bllok banimi i cili kërkon tepër fonde për rehabilitim.