Bayernit i duhet një sulmues, Tuchel zgjedh Federico Chiesën

Bayern Munchen është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.

Gjiganti bavarez me shumë mundësi do të ndahet me Sadio Manen gjatë verës që vjen pas problemit që shkaktoi sulmuesi senegalez, i cili e goditi me grusht shokun e skuadrës, Leroy Sane.

“Calciomercatoweb” raporton se trajneri Thomas Tuchel është interesuar për të sjellë në “Allianz Arena” futbollistin e Juventusit, Federico Chiesa.

Sulmuesin italian e kanë shoqëruar dëmtimet kohët e fundit, por kualitetet e tij janë të padiskutueshme.

Fillimisht duhet të shihet se cila është oferta e gjigantit bavarez për Chiesën dhe për klubin italian, pasi Juventusi nuk do të hiqte dorë lehtë nga njëri prej lojtarëve kryesorë.