SYRI TV/ Prezantohet Thanas Maneka për Dropullin, kandidat i koalicionit 'Bashkë Fitojmë'

Thanas Maneka prezantohet para banorëve të Dropullit si kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki. Në prezantimin e kandidatit ishte i pranishëm kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

Nga SYRI TV

Prezantohet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Dropull, Thanas Maneka, i cili vjen nga radhët e partisë “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”.

Takimin e ka çelur kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili ka renditur arsyet përse Dropulli duhet të votojë kandidatin e opozitës së bashkuar i cili vjen nga radhët e PBDNJ.

Dule: ‘’14 maji të jetë një dritë për minoritetin. Dua të them se janë 3 gjëra kryesore, ne duam të sjellim ndryshimin, të tregojmë se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje dhe të bashkohemi e të tregojmë masivisht se me votën tonë do të bëjmë zgjedhjen më të mirë në këtë koalicion’’

Takimin e ka përshëndetur edhe deputeti i PD-së për qarkun e Gjirokastrës, Prof. Dr. Tritan Shehu i cili nga ana e tij e çmon si të domosdoshme zgjedhjen e Manekës për kryetar të kësaj bashkie.

Thanas Maneka, ka premtuar se do të jetë një prej qytetarëve të Dropullit i barabartë me ta dhe se do të bëjë ç’është e mundur t’i kthejë dinjitetin e humbur kësaj bashkie.

Maneka: “’Banorë të Dropullit dhe Pogonit, falenderoj OMONIA-n dhe koalicionin “Bashkë fitojmë”. Ne duhet t’i ndryshojmë fytyrën 2 zonavedona  minoritare. Duhet të zgjedhim me votë ndryshimin e nevojshëm me programin tonë ambicioz. Ne do të sjellim zhvillimin dhe gjallërimin e fshatrave’’

Takimin e ka përshëndetur edhe kreu i OMONIA-s, Vasil Kajo.