Festa e ditëlindjes shfaq më të afërta se kurrë Nicola Peltz dhe Victoria Beckham

Victoria Beckham ka festuar mbrëmjen e djeshme 49-vjetorin e lindjes. Stilistja e njohur këtë ditëlindje e ka kaluar e shoqëruar nga familja e saj. Në darkën e ditëlindjes nuk mungoi as djali i saj Brooklyn dhe nusja Nicola, me të cilën është përfolur se nuk ka një raport të afërt.

Por, mesa duket gjithçka mes nuses dhe vjehrrës tashmë i përket të shkuarës dhe ato kanë vendosur ta çojnë përpara marrëdhënien e tyre.

Victoria ka ndarë në Instagramin e saj disa foto nga mbrëmja e djeshme ku ndër to nuk mungon edhe Nicola. “Puthje për Nicola-n dhe Brooklyn,”-shkruan në një imazh ish-anëtarja e “Spice Girls”.

“Ju dua”, shkruan në një tjetër postim Victoria duke i bërë “tag”, nuses, djalit dhe vajzës së saj të vogël, Harper.

Postimet nuk kanë munguar as nga ana tjetër. Nicola Peltz ka ripostuar në Instagramin e saj “story-n” e Victoria-s duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen. Të dua!”