Tirana nën pushtetin e krimit/ 20-vjeçari u masakrua pasi la punën

Detaje të rënda kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkezi, i cili u qëllua me thikë pas shpine gjatë natës shumë pranë banesës së tij.

Ngjarja ndodhi rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”.

Toshkezi sapo kishte lënë punën kur është përballur me dy 18-vjeçarët, të cilët e qëlluan pas shpine, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Mësohet se viktima kishte debatuar me dy autorët e dyshuar, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, ndërsa mollë sherri ishte bërë një vajzë.

Po ashtu mësohet se i riu sapo kishte dalë nga puna e tij, kur është sulmuar nga dy adoleshentët, të cilët dyshohet se e kanë planifikuar sulmin.