SHBA akuzon Brazilin se po e imiton si papagall, propagandën ruse dhe kineze
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov të hënën shprehu mirënjohjen ndaj Brazilit për thirrjen e tij për t'i dhënë fund armiqësive në Ukrainë – një përpjekje që e ka acaruar si Kievin dhe Perëndimin dhe solli një qortim jashtëzakonisht të ashpër nga Shtëpia e Bardhë.
Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka refuzuar që t'i ofrojë armë Ukrainës, por ka propozuar një klub kombesh, përfshirë Brazilin dhe Kinën, që të ndërmjetësojnë për paqen.
Të dielën, Lula u tha gazetarëve në Abu Dhabi se të dyja kombet - Rusia dhe Ukraina " kishin vendosur të shkonin në luftë dhe një ditë më parë në Pekin tha se SHBA duhet të ndalojë.
Pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Brazilit të hënën, Lavrov u tha gazetarëve në një konferencë të shkurtër shtypi se Perëndimi është përfshirë në "një luftë mjaft të ashpër" për të ruajtur dominimin e tij në çështjet botërore, duke përfshirë ekonominë dhe gjeopolitikën.
“Sa i përket procesit në Ukrainë, ne u jemi mirënjohës miqve tanë brazilianë për kuptimin e shkëlqyer të gjenezës së kësaj situate. Ne u jemi mirënjohës (atyre) që përpiqen të kontribuojnë në gjetjen e mënyrave për ta zgjidhur atë”, tha Lavrov, i ulur përkrah homologut të tij brazilian, Mauro Vieira.
Në kundërshtim me BE-në, SHBA-në dhe Kievin
Komentet e fundit të Lulës, veçanërisht duke i ngarkuar ndonjë faj Ukrainës që u pushtua nga Rusia në shkurt 2022, bien ndesh me qëndrimin e mbajtur nga Bashkimi Evropian, SHBA dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Dhe çdo bisedë për një armëpushim shihet si një mundësi për Rusinë që të rigrupojë forcat e saj për një ofensivë të re. Zelenskyy
Ministri Vieira, nga ana e tij, u tha gazetarëve se Brazili i sheh sanksionet kundër Rusisë me ndikime negative në ekonominë globale, veçanërisht në vendet në zhvillim dhe se Brazili mbështet një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.
Pas takimit, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, kritikoi qasjen e Brazilit ndaj luftës dhe të zyrtarëve të tij që janë takuar personalisht me Lavrovin dhe Vladimir Putinin e Rusisë, kurse deri më tani kanë folur vetëm në telefon me zyrtarët ukrainas.
"Brazili i është qasur në mënyrë thelbësore dhe retorike kësaj çështjeje duke sugjeruar se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk janë disi të interesuara për paqen ose se ne ndajmë përgjegjësinë për luftën," u tha Kirby gazetarëve në Uashington. “Në këtë rast, Brazili po imiton si papagall, propagandën ruse dhe kineze, pa i parë fare faktet.”
Kirby tha se administrata e Biden shpresonte se Lula dhe të tjerët do t'i nxisnin rusët "të ndërprisnin bombardimet e qyteteve, spitaleve dhe shkollave të Ukrainës, të ndalonin krimet e luftës dhe mizoritë dhe, sinqerisht, të tërhiqin forcat ruse nga Ukraina".