‘Një thirrje për nënat, motrat, vajzat’/ Berisha: Shpalleni këtë fushatë tuajën dhe do ta shpëtoni Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga takimi prezantues i kandidatit demokrat për Bashkinë e Gramshit, Hasim Çekrezit, i ka bërë një thirrje të gjitha nënave, motrave dhe vajzave që ta shpallin këtë fushatë, fushatën e tyre dhe do ta shpëtojnë Shqipërinë.

Në mënyrë të veçantë kam një apel nga zemra për të gjitha zonjat, për të gjitha vajzat e Gramshit dhe Shqipërisë. Ky qëndrim sot ndaj Shqipërisë në fund të fundit përcaktohet nga dhembshuria jonë ndaj këtij vendi. Na dhimbset ne ky vend që po shpërbëhet apo s’na dhimbset. Sa na dhimbset ne ky vend, nga i cili po ikin po ikin si kurrë në historinë e vetë. Në këtë aspekt, nënat motrat vajzat kanë padiskutim shumë herë më të zhvilluar se sa ne të tjerët edhe dhimbshurinë edhe dashurinë edhe ndjeshmërinë, ndaj dhe thirrja ime është, konsiderojeni, shpalleni këtë fushatë fushatën tuaj dhe ju do ta shpëtoni Shqipërinë me dashurinë tuaj, me përkushtimin tuaj me ndjenjat tuaja’, u shpreh Berisha.