SYRI TV/ Pako ushqimore në këmbim të votës për PS-në, policia hesht...
Dalin detaje të reja nga skandali i shpërndarjes së ndihmave në këmbim të votave, denoncuar nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Has, Miftar Dauti.
Syri Televizion siguroi pamje të cilat tregojnë se pakot me ndihma ushqimore janë me logon e Rezervave të Shtetit.
Deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga policia apo prokuroria që të ketë marrë masa për këtë shkelje ligjore.
Skandali u denoncua mbrëmjen e së hënës në emisionin Çim Peka Live në Syri Televizion nga kandidati i opozitës për bashkinë Has, Miftar Dauti.
Dyshohet se ndihmat ushqimore po shpërndaheshin nga Blerim Mula, djali i kandidatit socialist për bashkinë e Hasit, Halit Mula. Makina me pako ushqimore u ndalua në qendër të qytetit dhe do t`u jepej qytetarëve në këmbim të votës.