Formacionet e mundshme: Si do ta kërkojnë Napoli dhe Milani biletën e gjysmëfinales së Championsit

Me rikuperimin e Osimhen, Napoli do të rreshtojë formacionin më të mirë të mundshëm, duke marrë parasysh edhe mungesat e Kim dhe Anguisa

Dilemat e Spaletit janë mes Elmas e Ndombele në mesfushë dhe Oliverës, që mund t’i zërë vendin Ruit në korsinë e majtë.

Juan Jesus do të luajë në vend të Kim, ndërkohë që Pioli nuk ka dyshime. E ka mundur dy herë Napolin në muajin e fundit, e përballë do t’i vendosë për të tretën herë të njëjtin formacion.

Dyshimet deri në momentet e fundit ishin në lidhje me Giroud, i cili kishte një dëmtim të lehtë nga çerekfinalja e parë, por francezi është rikuperuar dhe sot do të jetë normalisht në fushë.

Formacionet e mundshme

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Jesus, Rui; Ndombele, Lobotka, Zielinski; Lozano, Osimhen, Kvaratskhelia

Milan: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Krunic, Tonali; Diaz, Bennacer, Leao; Giroud