Mesfushori kalon vizitat mjekësore, do të jetë përforcimi i parë i Bayern për sezonin e ri
Përforcimi i ri për skuadrën e Bayern Mynih për sezonin e ardhshëm 2023-2024 do të jetë mesfushori austriak Konrad Leimer.
25-vjeçari që luan në Bundesliga me Leipzig ka kryer së fundi vizitat mjekësore dhe së shpejti do të firmosë kontratën me bavarezët.
Lajmin e konfirmoi “Sky Sport DE”, që shtoi se mesfushori vjen me koston zero, duke qenë se kontrata me Lepzig, ekip me të cilin luan prej gjashtë sezonesh, skadon në fund të këtij sezoni.
Konrad Laimer luan edhe me kombëtaren e Austrisë (26 ndeshje e 2 gola).
Laimer konsiderohet si një përforcim i rëndësishëm për Bayern, një mesfushor punëtor, që shënon pak, por që ndihmon shumë mbrojtjen.
Marrëveshja mes lojtarit dhe bavarezëve është mbyllur dhe lojtari do të firmosë një kontratë deri në verën e vitit 2027.