Liga e Kampionëve, Real Madridi dhe Milani kërkojnë konfirmimin

Sot (e martë) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshjet e kthimit në kuadër të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Vetëm një javë pas ndeshjeve të para, ekipet e mëdha evropiane janë gati për ndeshjet e dyta, për një vend në gjysmëfinale.

Real Madridi, Chelsea, Napoli dhe Milani luftojnë për nga një vend në gjysmëfinale, por "Los Blancos" dhe kuqezinjtë janë më favoritë për shkak të rezultateve pozitive nga ndeshjet e para.

Kampioni aktual evropian, Real Madridi, ka fituar 2-0 në ndeshjen e parë dhe synon të konfirmojë kualifikimin në ndeshjen e sotme në "Stamford Bridge" ndaj Chelseat.

Në anën tjetër, Milani është në një situatë pak më të vështirë, pasi ka fituar 1-0 në "San Siro" dhe takimi i sotëm në “Diego Armando Maradona” ndaj Napolit do të jetë shumë i vështirë.

Të dy përballjet pritet të fillojnë në orën 21:00.