U kritikua nga ndjekësit përse fshehu kupën që i dhuruan Luizit në 'BBVIP', Olta Gixhari thyen heshtjen: Ja e vërteta
Një nga skenat e shumëpërfolura të BBV ka qenë momenti kur nga qielli në oborrin e shtëpisë u dërgua një kupë për Luiz. Mirëpo kupa ra në dorën e Oltës.
"Luiz Ejlli, fitues i BBV2. Luiz, je fitues i padiskutueshëm”, shkruhej mbi kupë. Publiku në atë kohë masakroi me komente aktoren, por kjo e fundit ka folur së findmi në lidhje me këtë gjë.
Teksa ishte në një video “live” në Instagram, fansat e pyetën se pse e vodhi kupën.
Olta sqaroi se kupën nuk e vodhi, por u drejtua të dhoma e rrëfimit ku i dhanë ultimatum për mos t’ia treguar Luizit. Olta dhe Luizi ndanë jo vetëm shtëpinë në dy pjesë, por edhe publikun.
Por me daljen e Oltës, ndryshoi rrjedha e lojës dhe kjo e fundit tashmë e komenton lojën e banorëve si publik dhe si një ish-banore.
Pas daljes nga shtëpia, aktorja është shprehur se dëshiron që “Big Brother VIP”, të fitohet nga një femër, e cila sipas saj është Dea Mishel.
Por gjatë ‘live’-t Olta tregoi se e kishte parë dashurinë e madhe që publiku ka për Luizin, prandaj ai meriton ta fitojë çmimin e madh:
“Pa diskutim që është një lojtar i fortë, ka shumë cilësi që janë për t’u dashur nga ana juaj. Jam e bindur që do ta fitojë Luizi, do doja të fitonte një femër siç e kam thënë dhe për mua absolutisht më e sakta aty brenda është Dea. Mendoj që dyshja finale do të jetë Dea, Luizi dhe shpresoj të jetë kështu”, u shpreh Gixhari.