Bushati: Rama fiton në gjithë Shqipërinë, Shehaj: Edhe Putin fiton në Rusi, por …
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka deklaruar se në situatën që ndodhet vendi sot, zgjedhjet fitohen nga kryeministri Edi Rama në të gjithë vendin. Mendimi u dha në emisionin “Open” në News24 kur po diskutohej në lidhje me fushatën elektorale të 14 majit.
Nga ana tjetër ishte deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i cili iu përgjigj se ky nuk është tregues pozitiv, pasi edhe presidentët Vladimir Putin dhe Erdogan fitojnë në vende e tyre respektive.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Bushati: PS e ka bërë punën, Rama fiton në gjithë Shqipërinë sot.
Shehaj: Edhe Putin fiton në Rusi dhe Erdogani në Turqi.
Bushati: Ka një garë elektorale ku këta të primareve do mbeten jetimë sepse u futën te Partia e Lirisë. Ai procesi ishte i mirë. Kundërshtari i Berishës nuk është Rama, është ai që i thotë "Alibasha". Berisha do të provojë të marrë me forcë PD-në pas zgjedhjeve, sepse në 2025 i duhet logoja.