U tha kavajasve e doni mbrapsht/ 'Shpërthen' Murrizi: Qejfliu i të mbrapmes është Rama!
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratës skandaloze të Edi Ramës për qytetarët e Kavajës.
Në "Çim Peka Live", në Syri Tv, Murrizi e quajti fjalor prej rrugaçi ordiner atë që Rama u tha kavajasve gjatë takimit elektoral të shtunën.
Gjithashtu, Murrizi iu drejtua kryeministrit duke deklaruar se Ramës i shkon gjuha ku i dhemb dhëmbi dhe se ai është qejfli i të mbrapmes.
"Populli thotë gjuha shkon ku i dhemb dhëmbi. Rama është shumë herë më i dashuruar pas atij zakoni që kërkon t’ua faturojë kavajasve. Ky është fjalor i një rrugaç i ordiner, nuk ndodh kur je 3-4 shokë te shishja e shtatë avull. Nëse flasim te e mbrapmja, Rama është aq qejfi i të mbrapmes...", tha Murrizi.