VIDEO/ Pako me ushqime për vota, ja momenti kur djali i kandidatit të PS ngarkon furgonin në Has
Kandidati i PS në Has, Halit Mulaj është denoncuar mbrëmjen e kësaj të hëne për blerje votash.
Denoncimin e ka bërë kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", Miftar Dauti gjatë një lidhje direkte për "Çim Peka Live".
Dauti tha se ai me mbështetës kishin ndaluar furgonin me targa AB 333 EC që drejtohej nga djali i kandidatit socialist.
Sakaq, Syri.net ka siguruar me video momentin kur socialistët mbushin furgonin me pako ushqimore dhe produkte të tjera.
Në video duket edhe djali i kandidatit socialist i cili përpiqet ta mohojnë se po blen vota, por faktet duken të forta.
Policia ndodhej në vendin e ngjarjes, ku furgoni ishte i ndaluar, por nuk ndërhyri për hapjen e dyerve të tij.