Trajneri më i paguar në historinë e futbollit, oferta e Al Nassr tundon Zinedine Zidane

Skuadra e Cristiano Ronaldos është pa trajner pas shkarkimit të Rudi Garcias, dhe si zëvendësues drejtuesit e Al Nassr kanë menduar Zinnedine Zidane.

Iberikja Marca shkruan se drejtuesit e Al Nass kanë gati një ofertë 2-vjeçare për Zizou, me një pagë sezonale prej 60 milionë eurosh.

Propozim tundues që do e kthente ish-mesfushorin e madh francez në trajnerin më të paguar në historinë e futbollit.