Murrizi: Alibeaj ikën si hajdut vule me 1.3 mln euro që i dha KQZ. Për tubimin dhe unë kam dhënë lekë
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi, duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka lëshuar akuza ndaj Enkelejd Alibeajt. Sipas Murrizit, Alibeaj ka ikur si hajdut vule me 1.3 milionë euro në xhep, që i ka dhënë KQZ-ja.
Gjithashtu Myslim Murrizi ka treguar se për tubimin e ditës së shtunë të opozitës, edhe ai ka dhënë lekë.
‘Të ikësh si hajdut vule me 1 milionë e 300 mijë euro që ti jep KQZ-ja në xhep, dhe të kërkosh hesap se ku i gjete lekët e flamujve. Po unë kam dhënë 5 lekë, po e them unë, se kam që në 1997 në opozitë dhe nuk kam marrë asnjë kokërr leku nga taksat e shqiptarëve. Kam bizneset e mia.
500 flamuj i kam blerë unë, e do blej sa të më teket mua. Do ti marr leje Enkelejdit apo Erionit?
Unë nuk vjedh lekë inceneratorësh, lekë mbetjesh që duhet të paguash, 200 euro për të çuar një kamion me mbetje në Sharrë. Unë nuk bëj tendera, nuk kam firmosur asnjë prokurim publik edhe pse kam firmë ndërtimi’, tha Myslim Murrizi në SYRI TV.