A e meritonte Angela Merkel nderimin më të lartë në Gjermani?

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel u nderua sot nga ish-vartësi i saj, presidenti aktual Frank-Walter Stenmeier, me Kryqin e Madh të Urdhrit të Meritës, një nderim që e kanë marrë kolosët e politikës gjermane si Konrad Adenauer dhe Helmut Kohl. Por a e meritonte ajo këtë titull, sidomos tani që trashëgimia e saj është goditur rëndë për shkak të luftës në Ukrainë?

Nga Reinhard Mueller, Frankfurter Allgemeine Zeitung

Urdhrat dhe çmimet e larta janë fotografi të momentit. Ato nuk janë dëshmi e arritjeve, por mesazhe nga titulldhënësi. Frank-Walter Steinmeier, i cili ka të drejtën për të dhënë medaljen e lartë si Presidenti Federal në detyrë, u përpoq të përçonte përshtypjen e ekskluzivitetit kur ia dha këtë çmim ish-kancelares Angela Merkel. Dhe çmimet e Kryqeve të Mëdha për Adenauer dhe Kohl, në mes dhe në fund të kancelarive të tyre, u raportuan vetëm me disa fjalë relativisht të thata në atë kohë.

Vetëm pak kohë më vonë, kancelari i bashkimit u konsiderua person non-grata për shkak të skandalit të donacioneve që u ngrit si padi prej prokurorit publik. U desh kohë dhe përpjekje që kjo të ndryshonte.

Kështu që tani është Steinmeier, i cili po promovon Merkel-in në një Valhalla që e ka krijuar vetë. Lëvdatat për përvojat e saj, arritjet jetësore, drejtimin e kancelarisë në një kohë ‘rregullash të dominuara nga meshkujt’ dhe lista e armiqësive ndaj të cilave u ekspozua Angela Merkel, vijnë në një kohë të veçantë, në një pikë kthese. Ashtu si me Kohl, çmimi do të kishte më shumë kuptim menjëherë në fund të mandatit të saj. Sot, duke qenë se dobësitë për të gjithë admirimin mbi punën 16-vjeçare në kancelari, janë të dukshme, Steinmeier me kënaqësi na bën thirrje për një ‘mendim të ri’ në funksion të luftës agresive ruse.

Po, pikërisht ky pushim na detyroi të rishikonim pozicionet. Por kush na solli në këtë pozicion? Kushdo që e sheh veten si avokat për Evropën Lindore, mund të kishte ndërmarrë veprime parandaluese. Ballafaqimi me krizën e refugjatëve, e cila nuk duhej të përsëritej, por përkundrazi tani po zgjatet dhe po fryhet, vetëm një kapitull i lavdishëm nuk mund të quhet.

Steinmeier ka fisnikëruar edhe njëherë këmbënguljen irrituese të Angela Merkel, se ajo në thelb bëri gjithçka siç duhet. Ai e ka siguruar tashmë Urdhrin e tij. Por politika, në të cilën ishte i përfshirë edhe ai, nuk meriton asnjë të tillë.