Karpata: Mos e dëgjoni Veliajn, nënkalimi tek sheshi Skëndërbej plotësisht i mundshëm
Eksperti i urbanistikës, Gent Kaprata i cili i është bashkuar ekipit të Belind Këlliçit, duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka deklaruar se nënkalimi poshtë sheshit Skëndërbej është plotësisht i mundshëm.
Karpata është shprehur se, Veliaj ka frikë pasi Belindi do të fitojë dhe kjo do të realizohet, prandaj i ka dalë kundër këtij projekti.
‘Brenda unazës së madhe, trafiku reduktohet në masën 15%, deri sa të vijmë tek unaza e vogël që shkon në 60% të përmirësimit të trafikut.
Unaza e vogël e Tiranës është projektuar në vitin 1977, me 6 korsi, 21 metra karregjatë dhe dy trotuare nga 10 metra. Kjo nuk është projektuar që të bllokohej sheshi, sheshi prap për makina do të ishte.
Të gjitha këto ndryshuan.
U bllokua sheshi. Unaza nuk ndërtohet dot, një segment i saj nuk u bë dot për shkak të disa gjetjeve dhe arsyeve që kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit, pra nuk kemi një unazë të vogël, por kemi një patkua.
Nuk ka asnjë problem, as për ato vaskat e ujit që hedhin atë uji lart.
Ka të bëjë me frikën e atij njeriu që Belindi do të fitojë dhe kjo do të bëhet, po e jep me kontratë tani që pas dy muajsh ne ta kemi të vështirë që për shkak të kontratave ta ndryshojmë’, tha Gent Karpata në SYRI TV.