Kampioni Izmir Smajlaj shpallet i pafajshëm
Izmir Smajlaj është shpallur i pafajshëm për rastin e dyshuar për manipulim të rezultatit të një gare të zhvilluar në Tiranë në vitin 2021.
Është rrëzuar akuza e Njësisë së Integritetit të Atletikës në drejtim të atletit të kërcimit të gjati, pasi nuk ka shkelur asnjë dispozitë të Kodit të Sjelljes së Integritetit.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Arbitrazhit në Francë që ka dëgjuar palët. Kjo bën që Smajlaj të ketë mundësinë t’i kthehet aktivitetit normalisht.
Njësia e Integritetit të Atletikës e pezulloi përkohësisht Izmir Smajlajn më 9 Dhjetor të vitit të kaluar, por sportisti shqiptar, kampion Europe në salla të mbyllura në vitin 2017 nuk e pranoi akuzën, duke kërkuar ta ndjekë në rrugë ligjore.
Presidenti i Federatës së Atletikës, Gjergj Ruli dhe ish-sekretari i Nikolin Dionisi mbeten të pezulluar.